Raporti i punes per Grupin i Fermerëve te Prodhimin e Pjeshkës Tapi, Kozare-Perondi, Kuçovë, 14-15 janar

Me dt.14.01.2017, u zhvilluat takimi me grupin e fermereve te prodhimit te pjeshkes ne Tapi, Kozare-Perondi. Qellimi ishte prezantimi i raport vleresimeve te analizave te perberjes se tokes per çdo fermere, dhe percaktimi i skemave per bimen e pjeshkes, periudhes se plehrimit dhe llojet e plehrave sipas nivelit te prodhimit. Analizat e tokes jane realizuar nga Laboratori i Agromjedisit dhe Ekologjise, Fakulteti i Bujqesise dhe Mjedisit, Universiteti Bujqesor i Tiranes.

Prezantimi i vleresimeve te analizes u realizua nga eksperti Bardhosh Ferraj, dhe ne takim moren pjese fermeret e grupit te prodhimit te pjeshkes.

Per çdo fermer ishte pergatitur material i veçante per skemen e plehrimit, ne varesi te analizave te tokes, duke percaktuar sasine e plehrave qe do te perdoren sipas ciklit te prodhimit dhe niveleve te prodhimit. U trajtuan te gjitha skemat e pleherimit duke filluar nga ai i gjelber, me pleh organik dhe me plehera kimike, duke theksuar gjithashtu edhe ruajten e mjedisit.

Pati shume pyetje nga fermeret ne lidhje me skemat e pleherimit, dhe e konsideruan shume te rendesishem takimin. Fermeve, ju shperndane materialet e prezantuar ne takim ne lidhje me analizat e tokes dhe skemat e pleherimit bazuar ne keto analiza.

Gjithashtu me dt.15.01.2017, u organizua takimi me grupin e fermereve te prodhimit te pjeshkes ne Tapi, Kozare-Perondi, me qellim demostrimin e procesit te krasitjes dimerore te pjeshkes. Demostrimi u realizua nga eksperti Bardhosh Ferraj.

Ne pjesen e pare te takimit u realizua paraqitje teorike e krasitjes dimerore, rendesia qe ka ky proces ne rritjen e prodhimit, permiresimin e cilesise se prodhimit, si edhe ne ruajtjen e jetegjatesise se pemes. U prezantuan llojet e krasitjes dimerore sipas kultivareve te pjeshkes.

Ne pjesen e dyte te takimit u realizua demostrimi praktik ne ferme, duke bere krasitjen ne pemtore te fermereve.

Nga te gjithe fermeret pati nje interes te madh per te mesuar procesin e krasitjes. Fermeret paraqiten si te rendesishme ne te ardhmen trajnimin e dy fermerve per krasitje sepse edhe siperfaqja e kultivuar me pjeshke ne zone po vjen duke u shtuar.

Gjithashtu, fermeret ngriten si shqetesim plotesimin e kritereve (dokumentave) dhe veshtiresite per te plotesuar dhe pergatitur dosjen e aplikimit ne kuader te grantit ‘SARED’. Per kete qellim, u vendos qe brenda muajit shkurt te zhvillohet nje trajnim mbi kerkesat dhe kriteret e grantit ‘SARED‘, qe do te prezantohet nga koordinatorja Rajonale Berat e projektit SARED, znj. Qamile Gishti.

Lehtesuesi i Qendres “ISBUR”
Myslim Haxhi