Raportimi tek GIZ-SARED / BMA Aktivitetet e Grupeve të Zinxhirit të Vlerës datë 7 korrik 2017.

Kriteri teknik bashkëkohor për të korrur si kulturat e egra-spontane të oregano-s. Rritja e njohurive për përdorime biologjike dhe medicinale, faza vegjetative e korrjeve, teknologjia e korrjes.

Kriteri teknik bashkëkohor për të korrur si kulturat e egra-spontane të oregano-s. Rritja e njohurive për përdorime biologjike dhe medicinale, faza vegjetative e korrjeve, teknologjia e korrjes

OJF Zbatuese: Mbledhesit dhe perpunuesi te Bimeve Medicinale dhe Aromatike (BMA)

Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) dhe Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave – MBZHRAU ne bashkepunim me Mbledhesit dhe perpunuesi te Bimeve Medicinale dheAromatike (BMA) zhvilloj trajnimin me teme ‘Kriteri teknik bashkëkohor për të korrur si kulturat e egra-spontane të oregano-s. Rritja e njohurive për përdorime biologjike dhe medicinale, faza vegjetative e korrjeve, teknologjia e korrjes”.

Ky trajnim eshte organizuar ne bashkepunim te ngushte me facilitatorin e ketij Grupi Fermeresh z. Ilir Gjolaj dhe ne kete takim kane marre pjese 22 persona nga te cilet 14 gra dhe 6 burra,si anetare te grupit: Mbledhesit e bimeve medicinal te egra, te cilet operojne ne zonen e Zagores Fermeret jane banore te fshatrave te Zagores, Recit, dhe Bxheta-xhaj,ne zonen e Zagores (Malesia e Madhe). Aktiviteti I tyre kryesore eshte Mbledhja e bimeve te Egra Medicinale dhe Aromatike dhe perpunimi I tyre pas-vjeljes deri ne marketimin e tyre dhe dorezimin/shitjen tek grumbulluesi trajonal.

Ne kete takim u theksua rendesia dhe avantazhet ekonomike dhe cilesite e bimeve spontane si lisra,trumze,sherebela, herbabalsam,terfili etj, si bime me vlera te veçanta medicinal dhe aromatike per perpunim ne industrine farmaceotike dhe kozmetike, rregullat e vjeljes se ketyre bime ne natyre duke aplikuar domosdoshmerine e vjeljes dhe shfrytezimit te qendrueshem sipas skemes se vjeljes nje here ne 2-3 vjet. Puna pas vjeljes si tharja, seleksionimi, paketimi dhe amballazhimi + etiketimin si nje vlere e shtuar dhe shitja e produktit ne pikat e grumbullimit lokale. Gjate trajnimit fermeret kane patur komentet dhe diskutimet e tyre rreth kesaj bime, kane shprehur veshtiresite dhe pengesat ne lidhje me shfrytezimin e kesaj bime nga vjelja e deri ne dorezimin/shijen e produktit.Ato kane shprehuri ne teresin e tyre ne lidhje me njohurite e perfituara me qellim permiresimin e punes per te ardhemen, gje e cila ndikon direkt ne rritjen e cilesise dhe per pasoje tek çmimit ne shitje...etj;

Ne kete trainim jane diskutuar imtesisht rregullat e nje shfrytezimi te qendrueshem te ketyre bimeve ne natyre, pa e demtuar eco-sistemin e arealit te rritjes duke e konsideruar si nje burim te rendesishem te biodiversitetit te kesaj zone ne sherbim te banoreve te saj. Ato kane shkembyer eksperiencat e tyre dhe mendojne se aktivitetet e tilla trainuese kane qene te nevojshme... etj.

Organet kompetente ligj zbatuese per mbrojtjen e kesaj pasurie natyrore qe per ne eshte jetesore, duhet te kontrollojne rregullat dhe kohen e vjeljes se bimeve per te ruajtur prodhimin per vitet ne vijim.Jo çdo banore I patrajnuar mund te shkoje ne pyll dhe te grumbulloje bime mjeksore.Ata demtojne seriozisht prodhimin dhe cilesine e tyre.Gjate vitit 2017, fermeret qe vjelin bime mjeksore aromatike spontane, kane si objektiv qe te rrisin vjeljen e bimeve mjeksore aromatike ne masen 25 %. Tashme ata jane te vendosur per nje shfrytezim te kujdesshem te ketyre burimeve natyrore pasi eshte nje nder alternativat e vetme per te mbijetuar dhe siguruar te ardhurat.Ashtu si ne takimet tjera qe ne kemi organizuar me perfaqesues te ecodibres si kompani konsulente, kemi diskutuar nevojen qe kemi per magazine e tharese (kerkesa keto te perseritura ne te gjitha takimet e organizuara) ne menyre qe prodhimi te jete I garantua per sa i perket cilesise se tije.