Raportimi tek GIZ-SARED / ISBUR CENTER Aktivitetet e Grupeve të Zinxhirit të Vlerës

Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) dhe Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave – MBZHRAU ne bashkepunim ISBUR Center zhvilloj takimin me fermeret per monitorimin e plantacioneve te rej te mjella me arra.

Monitorimi i parcelave te reja te mbjella me arra
OJF Zbatuese: ISBUR CENTER

Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) dhe Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave – MBZHRAU ne bashkepunim ISBUR Center zhvilloj takimin me fermeret per monitorimin e plantacioneve te rej te mjella me arra .

Qellimi dhe objektivi kryesor i takimit ishte monitorimi i plantacioneve te reja me arra, mbjelle gjate dy viteve te fundit, periudhe gjate se ciles fermeret perfituan asistence teknike ne kuader te projektit SARED.

Aktiviteti u zhvillua ne dy pjese: diskutim me fermeret mbi rolin e trajnimeve te realizuara ne zgjerimin e siperfaqes se mbjelle me arra, si edhe visita ne parcela te reja ne njesite administrative Bogove, Dobrushe, dhe Gjerbes. Aktiviteti u realizua nga eksperti i Qendres ISBUR, z. Bardhosh Ferraj, dhe moren pjese rreth 10 fermer.

Eksperti ne diskutim me fermeret, theksoi edhe njehere rolin e faktorit ¨toke¨ ne zgjedhjen e kultivarit te arres. Per kete ceshtje, u bazua edhe njehere ne:
1. Analizat e tokes te realizuar ne zone
2. Dhe, ne skemat e pleherimit te aplikuara bazuar ne keto analiza.

Ne pjesen e dyte te trajnimit u realizua visita ne zone e Bogove, ne parcelat e mbjelle me arra te fermerit, z. Ylli Zaimi, dhe ne parcelat me kumbull ne zonen e Gjerbes.

Gjate takimit, u perdoren edhe mjete ndihmese didaktike, per lehtesimin e diskutimit ku fermeret shprehnin opinionet e tyre, cfare ata kishin permiresuar ne punen e tyre per rritjen e sasise dhe cilesise se prodhimit.

U konstatua qe si rezultat i informacionit te dhene fermereve ndermjet analizave te tokes dhe i trajnimit mbi pleherimit, siperfaqja e mbjelle me arra eshte rritur si edhe gjendja e plantacioneve eshte e mire.

Gjithashtu, u konstatua qe plantacionet e reja me arra ishin te shoqeruar edhe me bime te tjera, si tershere, qe nga ana ekspertit nuk u konsiderua e pershtatshme per nje zhvillim normal te bimes.

Plantacionet e reja ishin realizuar me far qe hynin ne prodhim ne vitit e 7-10, dhe jo me fidane. Per kete, eksperti vuri theksin dhe i orientoi fermeret qe te shtonin siperfaqen e mbjelle me fidane sepse futen me heret ne prodhim, duke filluar nga viti i 4, dhe pershtatem me mire me kushtet e zones. Ne lidhje me kete ceshtje, eksperti mori si shembull kultivaret me lulezim anesor qe mbillen sot ne Turqi, te cilet mund te perdoren edhe ne zonen e Skraparit.

Fermeret konsideruan shume te rendesishem trajnimet ne kuader te projektit SARED, duke vecuar:

Llojin dhe perdorimin e tokes sipas F&N
Si perfundim, per te siguruar rritjen e siperfaqes se mbjelle me arra ne perputhje me kushtet agroklimatike, toke dhe klime, dhe qendrueshmerine e prodhimit, per grupin e fermereve prodhues te arres ne Skrapar u konsiderua e rendesishme realizimi i trajnimit duke analizuar mundesine e futjes se kultivareve te rinj. Ne kete kontekst, Qendra ISBUR ne muajt ne vazhdim do te realizoj aktivitetin e lartpermendur.