Raportimi tek GIZ-SARED /WSA Aktivitetet e Grupeve të Zinxhirit të Vlerës

OJF Zbatuese: Grate ne Bujqesine e Qendrueshme(WSA)

Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) dhe Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave – MBZHRAU ne

bashkepunim me Grate ne Buqesine e Qendrueshme (WSA) zhvilloj Panairin.

“Festa e qershive”

 

OJF Zbatuese: Grate ne Bujqesine e Qendrueshme(WSA)
Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) dhe Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave – MBZHRAU ne bashkepunim me Grate ne Buqesine e Qendrueshme (WSA) zhvilloj Panairin. “Festa e qershive”

Festa e qershive eshte nje feste tradicionale e organizuar pikerisht ne muajin e qershive, ne Qershor.
Per te festuar kete dite tradicionale , u organizua ne Komunen Sinje/ (Galine/Mbreshtan) te Beratit, nga Kompania SHELL, nje aktivitet i zgjeruar, frutdhenes dhe i mireorganizuar, me pjesmarrjen, e perfaqesuesve te kompanise, fermereve te ketyre fshatrave, grumbulluesve, specialisteve, vizitore shqipetare dhe te huaj.

Ne kete aktivitet , mori pjese WSA ( Grate ne Bujqesine e Qendrueshme) se bashku me “Grupin e grave Galine” , ne nje ambjent te caktuar, per kete shoqate. Gjithashtu pjesmarres ishin edhe punonjes te ekstensionit Berat.
Se bashku me Znj. Qamile Gishti , koordinatore e GIZ/Berat, ne bashkepunuam ngushte me perfaqesuesen e kompanise, zonjen Enkeleda Hajrullaj (Shell Community Liasion Officer). Qellimi i pjesmarrjes se WSA, ne kete Panair ishte “ Prezantimi i produkteve qe grupi i grave Galine kish pergatitur, ne kuadrin e projektit SARED” dhe mundesia per njohjen e produkteve te tyre.
Produktet e pergatitura ishin Gliko speciale, qershie, te pergatitura nga qershite tradicionale te Galines, Gliko, Kajsi dhe Kumbull, Leng vishnje e qershie etj.
Te gjitha keto produkte ishin pergatitur ne kushte shtepie , (handicraft fruit processing), ne menyre natyrale,, pa asnje konservant . Teknologjia e pergatitjes se tyre , u bazua ne keshillat e eksperteve te WSA, gjate trajnimeve dhe demonstrimeve, si dhe kryetares se grupit te Grave Galine , Elona Delibashi (Toro), ku ne nje ambjent te posacem, u pergatit edhe pjesa me e madhe e produkteve

Te gjitha produktet ishin me ambalazhe ( vazo) te unifikuara dhe me logon e shoqates WSA. Duhet thene se , produktet e paraqitura ishin mjaft te kerkuar nga pjesmarresit dhe grate e grupit kishin mundesine e shitjes se te gjitha produkteve qe kishin marre me vehte dhe ishin pergatitur ne kuadrin e projektit., sepse ato jo vetem ishin produkte natyrale, te marketuara mjaft mire dhe me logon e nje shoqate te njohur e serioze. Gjithashtu grupi i grave paraqiti edhe djathin tradicional te dhise se zones dhe vajin e ullirit kalinjot.

Ne kete aktivitet Grate e grupit Galine, duke iu shitur Glikot e tyre speciale, jo vetem pjesmarresve shqipetare por edhe mjaft te huajve , u ndjene mjaft te motivuara. Per here te pare , grate e fshatit te vogel , Galine, dolen ne treg , me Glikot e tyre speciale . Ne besojme , se te tilla aktivitete , ku grate binden per aftesite dhe rezultatin e punes se tyre , japin jo vetem nje impakt shume pozitiv per qendrueshmerine e projektit , por i bejne ato shume optimiste per gjenerimin e te ardhurave ne te ardhmen e afert.