Menaxhimi i integruar i parazitëve (MIP) për prodhuesit e perimeve

Kjo broshurë është një libër referencë për t’u përdorur gjatë dhe pas takimit “Menaxhimi i integruar i parazitëve” dhe parashtron aspektet kyçe të MIP-së në prodhimin e perimeve.

Objektivi i këtij trajnimi është rritja e njohurive të pjesëmarrësve rreth zbatimit të menaxhimit të integruar të parazitëve në prodhimin e perimeve. Broshura analizon tre module:

• Moduli i parë: Gjashtë komponentët bazë do të ndihmojnë fermerët të kuptojnë metodat për reduktimin e përdorimit të pesticideve

• Moduli i dytë: Procesi i zbatimit të MIP-së në prodhimin e perimeve dhe

• Moduli i tretë: Vlerësimi i rezultateve nga zbatimi i MIP-së.

Metodologjia e përdorur për të ndihmuar fermerët të mësojnë është e bazuar në përfshirjen e ushtrimeve për të prezantuar konceptet kyçe, të cilat më pas mbështeten nga slajde shpjeguese dhe shembuj realë.

Nuk është e nevojshme që pjesëmarrësit të kenë nivel të lartë arsimi formal, dhe trajnimi është i hapur për të gjithë të interesuarit.

Shkarko PDF