Perimtaria ne mjedise te mbrojtura

HISTORIKU DHE PROBLEME TË PRODHIMIT TË SERRAVE NË KOSOVË
Në Kosovë ndërtimi i serrave prej xhami ka filluar në fillim të vitev 70. Në atë kohë janë ndërtuar 24 ha serra prej xhami (ne Prizren, Kamenicë dhe Viti). Të dhëna të plota statistikore për serrat në Kosovë nuk ka, mund të llogaritet se janë 200-300 ha tunele të cilat janë të ndërtuara prej materjaleve të thjeshta (pa konstruksione të forta). Ndërsa serrat prej xhami (për shkak tëdëmtimeve dhe mos mirmbajtjes për një kohë të gjatë), pothuajse janë jasht përdorimit. Egziston një tendencë shumë e dallueshme e zgjerimit të sipërfaqes me serra në të gjithë Kosovën. Bazuar në statistikat më të fundit, sipërfaqja totale me serra në Kosovë është rreth 154 ha1. Kjo sipërfaqe është dyfishuar që nga viti 2005, kur numëroheshin 73 ha. Shumica e serrave në Kosovë, janë tunele të larta, në shumicën e tyre të ndërtuar me dru, apo kombinime të drurit me shufra metalike, të shoqëruara nga modelet e përmirësuara të tuneleve individualë, gjerësisht të identifikuara në Kosovë si “serra me nivel të mesëm teknologjik”. Aktualisht, një modele të përmirësuara, të ndërtuara me celik të galvanizuar janë subvencionuar dhe promovuar me sukses nga organizata të ndryshme që operojnë në Kosovë. Qëllimi i modeleve ekzistuese është maksimizimi i grumbullimit të energjië diellore dhe konservimi i saj brenda brenda tyre, pa i kushtuar kujdes nevojës për të nxjerrë jashtë serrës tepricat e energjisë. Lartësia e ulët e serrës dhe pamjaftueshmëria e ajrimit janë ndër kufizimet kryesore për rritjen e bimëve në serra të tilla. Temperaturat dhe lagështia e lartë relative e ajrit janë të zakonshme dhe për rrjedhojë lidhja e pamjaftueshme e frutave është një fenomen i zakonshëm. Në përgjithësi fermerët shqetësohen për mundësinë e dëmtimit të bimëve nga temperaturat e ulta, por ata nuk i kushtojnë të njëjtën rëndësi dëmtimeve, ndoshta edhe më të rënda, për shkak të temperaturave të larta.

Shkarko pdf