Prodhimi i fares se patates

Patatja kultivohet në shumë zona e rajone të botës dhe pothuajse në çdo rreth të vendit.
Si veçori e saj është se ajo shumëzohet në mënyrë vegjetative, ku si material mbjellës
shërbejnë zhardhokët/tuberet. Kjo e bën prodhimin e farës një punë voluminoze, sepse
mbillet shumë sipërfaqe e vilet shumë produkt. Por për prodhimin e farës, me gjithëse
shumëzohet me zhardhokë, merren pak subjekte, sepse ajo paraqet një vështirësi më të
madhe teknike.
Për të marrë prodhime të larta nga patatja, puna fillon me zgjedhjen e cilësisë së farës.
Kështu Franca në vitet ’60 merrte 170 kv/ha patate, sot ku janë futur farat e zgjedhura
merret rreth 400 kv/ha. Shqipëria hyn në ato vende ku mund të prodhohet farë, pasi ka
disa kushte që mundësojnë e plotësojnë kriteret teknike. Vështirësitë në prodhimin e
farës në mënyrë të zakonëshme vijnë për shkak të degjenerimit të farës.
Deri para viteve ’90 fara e patates prodhohej në vend, ndërsa më pas fara importohet
nga Hollanda, Franca, Gjermania, etj. Kjo ka bërë që çmimi i farës të jetë shumë i
madh, i papërbadhueshëm nga fermerët, prandaj disa prej tyre mbjellin farë të cilësisë
së dobët, duke marrë rendimente të ulta. Sasia e farës së importuar arrin deri 5-6 % të
nevojave të vendit. Kjo është një arësye për prodhimin e farës në vend, ku Puka përbën
një zonë të përshtatshme. Prodhimi i farës në vend krijon mundësi të mëdha për
mbjellje në më shumë ferma me farë të zgjedhur dhe furnizimin më të madh të tregut,
duke çuar në rritje të prodhimit të kësaj bime.
Manuali i përgatitur do ti shërbejë specialistëve dhe fermerëve të prodhimit të farës,
por dhe kultivuesve të kësaj kulture, për ta vendosur këtë praktikë në nivel shkencor, si
të domosdoshëm për efikasitet të punës së tyre.
 

Shkarko pdf