Mbrojtja nga semundjet

VRUGU OSE PERENOSPORA, eshte nje kerpudhe parazitare, shume e perhapur ne te gjitha vreshtat e vendit tone. Sapo te çfaqen 4 - 5 gjethet e para dhe ne madhesine 4 - 5 cm, fermeret duhet te interesohen qe te kontrollojme pranine e kesaj semundjeje.

Mbrojtja nga Ssemundjet dhe Demtuesit

Semundjet Kryesore

Vrugu ose Perenospora, eshte nje kerpudhe parazitare, shume e perhapur ne te gjitha vreshtat e vendit tone. Sapo te çfaqen 4 - 5 gjethet e para dhe ne madhesine 4 - 5 cm, fermeret duhet te interesohen qe te kontrollojme pranine e kesaj semundjeje.

Sporet e kesaj kerpurdhe mbijne dhe zhvillohen me shpejtesi mbi gjethet, lastaret, perdredheset, kryesisht ne lulerite e hardhise. Shenjat e para dallohen zakonisht, kur plotesohen tre kushtet e njohura ne praktike ose e thene ndryshe “Rregulli i 3 Dhjetave”. Kjo duhet kuptuar keshtu: 1) Kur  lastari arrin gjatesine 10 cm; 2) Kur temperatura minimale e nates arrin ne 10°C; 3) Kur ne 24 - 36 oret e fundit, bien 10 mm rreshje.

Kur ditet jane te ngrohta e me diell dhe shoqerohen me rreshje te vazhdueshme, vrugu shfaqet me njolla ne forme “vaji”. Kjo forme çfaqeje mund te shkaterroje krejtesisht masen vegjetative (gjethet dhe lubrite), ne çfaredo faze qofshin ato.

Menjanimi i demtimeve prej vrugut, mund te arrihen vetem nese zbatojme nje sere masash me karakter; 1) Parandaluese; dhe 2) Kuruese.

Masat Parandaluese jane:

1) Hardhite te krasiten rregullisht çdo vit.

2) Llastaret te mos lihen te varen por te lidhen ose te vendosen midis çiftit te telave, me qellim qe te ajrosen dhe te ndriçohen  sa me mire.

3) Te menjanohen pleherimet e teperta azotike dhe ujitjet e panevojshme.

4) Ne toka me pjellori te larte, te mbillen fidane nenshartesa me rritje te dobeta dhe kultivare me te qendrueshem ndaj kesaj kerpudhe.

5) Te menjanohet ngritja e vreshtave te reja ne zonat e uleta, lugina, afer lumejve/perrejve dhe pa ajrim e me lageshti te larte.

Masat Kuruese jane: Per vreshtat e ndriçuara, te ajrosura e te sherbyera mire, lufta kunder vrugut realizohet me sukses nese traitohet me Leng Bordolez. Sasia e traitimeve duhet te jete 4 - 5 here. Ato fillojne ne ditet e para te Majit dhe perfundojne ne fund te Korrikut. Si rregull sperkatja duhet te behet çdo here dhe pas shiut. Kjo sidomos ne fazat e para te rritjes dhe te zhvillimit te llastareve. Perqendrimi i solucionit duhet te fillohet me 0.8 % dhe te perfundoje me 1 %. Gjate periudhes se lulezimit, traitimet me Leng Bordolez duhen nderprere, sepse shkaktohet djegja e lulerive. Ne kushtet e  motit me shira te vazhdueshme dhe me lageshti te larte ajrore, numeri i trajtimeve duhet te jete edhe me i madh (shih Kalendarin e Trajtimeve).

Hiri eshte nje semundje e rrezikshme qe dimeron ne luspat e sytheve. Ne Pranvere kur temperatura arrin ne 7-8°C dhe lastaret e porsaçelura kane vetem 2-3 gjethe, semundja fillon te aktivizohet dhe te sjelle deme te pallogaritshme. Duhet te kihet mire parasysh se, shenjat e semundjes ne fazat fillestare jane te padukshme nga syri i njeriut. Semundja gjen kushte me te mira dhe zhvillohet me shpejtesi kur temperatura vertitet ne 25-30°C dhe lageshtia e ajrit eshte e ulet. Semundja prek te gjitha organet e gjelberta si; lastaret, gjethet, lulerite dhe kokrrat e porsa lidhura dhe vazhdon deri ne momentin e pjekjes. Hiri prek vazhdimisht vreshtat tona dhe duhet konsideruar si semundja me demprurese ne vreshtari.

Luftimi i Hirit. Me qellim qe te parandalohet dhe menjanohet demtimi i prodhimit nga hiri, lufta kunder kesaj semundjeje duhet te filloje shume me shpejt se sa lufta kunder vrugut. Preparati me i mire kunder hirit ka qene dhe mbetet Squfuri, ose preparatet me baze squfuri. Cilido qofte forma e preparatit, trajtimet duhet te kryhen me rigorozitet, sipas ketyre fazave: 1) Ne momentin kur lastaret kane 3-4 gjetheza; 2) Ne fazen kur mbi lastar dallohen lulerite; 3) Menjehere pas mbarimit te lulezimit ose lidhjes se kokrrave; 4) Ne fazen e rritjes se kokrrave (madhesia sa nje kokerr bizele); 5) Ne fazen sapo fillon zbutja ose ngjyrosja e kokrres. Squfuri pluhur perdoret ne dozen 20-30 kg/ha, ndersa per squfurin e perzies ne preparate te ndryshme kimike, 180-200 gr/100 liter uje (shih Kalendarin e Trajtimeve).

Kalbezimi i Hirte. Kerpudha zhvillohet ne Pranvere, kur temperatura e ajrit eshte rreth 20-25 °C dhe ne ajer te kete lageshtire te larte. Kerpudha qe shkakton kalbezimin e veshuleve te rrushit fillon te strehohet qe ne pranvere ne gjethet, ne llastaret e rinj, etj, per tu bere pastaj te dukshme ne vjeshte, duke shkaktuar kalbjen e kokrrave te pjekura. Masat Mbrojtese jane te njejta me ato kunder vrugut. Koha me e pershtateshme per luftimin e kabezimit, eshte periudha Korrik - Gusht. Trajtimet duhet te nderpriten 20-25 dite para vjeljes se rrushit (shih Kalendarin e Trajtimeve).

Demtuesit Kryesore

Tenja e Rrushit. Klisia ose larva e hirte, e cila del nga nje insekti i rritur qe eshte flutur me krahe te verdhe ose geshtenje, gjenerohet me 2 deri ne 3 brezni gjate vegjetacionit. Tenja (sidomos faza larvore) eshte mjaft e perhapur dhe shkakton deme te konsiderueshme, nganjehere ne fazen e lulezimit dhe me shpesh ne ate te fillimit te pjekjes se kokrrave te rrushit. Frutat qe sapo kane filluar te piqen, pasi infektohen me larvat, fillojne demtimet nga zhvillimi i semundjeve kerpudhore. Masat Mbrojtese (shih Kalendarin e Trajtimeve)

 Kalendari Orinetues per Luftimin e Semundjeve e Demtuesve te Hardhise.

    Paraziti

Faza e zhvillimit te bimes

(periudha)

 

Preparati dhe dozat e perdorimit

 

Shenime te vecanta

Vrugu

(Plasmophara Viticola)

Dalja e gjetheve te para e deri ne pjekje te kokrrave (Maj-Shtator)

Ridomil 0,3%, Galben 0,25%, Kaltan sc 0,25%, Frumidor 0,3%, Antrakol 0,3%, Leng bordolez 1%, etj.

Sperkatja e pare behet sa diktohen njollat e pare te vajit, te tjerat çdo 10-12 dite, keto sperkatje kombinohen per vrugun, hirin dhe tenjen. Lengu bordolez nuk kombinohet me asnje nga preparatet e shkruara ne kete kalendar.

Hiri

(Uncinula

Necator)

 

Fryerja e sytheve  e deri para pjekjes se rrushit.

Rubigan (fenaromol) 0,03%-0,04%; Topas 0,03%-0,05%; Anvil 0,04%; Bayleton 0,05-0,06%; Afugan 0,04%

Tilt 0,1%; Squfur 2-3 kg/dy.

Sperkatja e pare fillohet nga 25 prill dhe vazhdon deri me 5 maj. Te tjerat perseriten ne çdo 10-12 dite duke ndjekur infeksionin. Keto sperkatje kombinohen edhe per luftimin e vrugut dhe te tenjes.

Tenja

(Polychrosis e Clysia

Botrana)

Ky demtues ka tre brezni:

1) 20-30 Maj; 2) 30 Qershor-10  Korrik; 3) 1 – 30 Gusht

Decis 0,05%; Karate 0,05%; Danitol 0,08%; Ofunack 0,2%; Aktelik 0,1%; Aragol 0,2%, etj. 

Sperkatjet kryhen me daljen ne mase te larvave per secilen brezni. Preparatet kombinohen me preparatet qe luftojne hirin, vrugun e kalbezimin.

Kalbezimi

(Botrytis

Cinerea)

 

Nga fillimi i Korrikut e deri ne pjekje te plote te prodhimit Shtator -Tetor.

Enovit 0,07%; Frumidor 0,3%; Ronilan 0,2%; etj

Nga shenjat e pare te pjekjes deri para vjeljes behen 2-3 sperkatje.

 Shkarko pdf