Per plehrimin e trangullit ne serrajelja e perimeve dhe puna pas vjeljes se tyre

Eshte procesi me i rendesishem, nga i cili varet suksesi i marketingut. Veçorite e vjeljeve te frutave dhe te perimeve jane te ndryshme jo vetem per specie te ndryshme (lloje bimesh), por edhe ndermjet kultivareve/hibrideve brenda te se njejtes specie.

Disa nga Proceset Kryesore Teknologjike qe Kryhen

nga Vjelja e Prodhimeve dhe deri ne Dergimin e tyre ne Treg

Vjelja

Eshte procesi me i rendesishem, nga i cili varet suksesi i marketingut. Veçorite e vjeljeve te frutave dhe te perimeve jane te ndryshme jo vetem per specie te ndryshme (lloje bimesh), por edhe ndermjet kultivareve/hibrideve brenda te se njejtes specie. Keshtu psh, domatja e cila eshte bima kryesore e perimeve, ne varesi te destinacionit te perdorimit/konsumit te saj, ajo kultivohet ne varietete/lloje te nderyshme. Per domaten me destinacion per konsum te fresket, kultivaret/hibridet duhet te jene te atille qe frutat te jene te lengeshem, me shije te mire, aromatike, me fruta te medha, qe piqen gradualisht dhe uniformisht ne te gjithe frutin, etj. Ndersa domatet qe kultivohen me destinacion per perpunim per salce/tharje, etj, duhen kultivare te atille qe frutat te piqen menjehere, te marrin ngjyre te kuqe intensive, dhe ajo qe eshte me e rendesishme duhet qe sasia e Lendes se Thate (L.Th.) te jete sa me e larte. Keshtu nese domatja per konsum te fresket duhet te kete 3,5-4,5 % L.Th., ato per salce/tharje, sasia e L.Th. duhet te jete 8-12%.

Vjelja e perimeve duhe te behet ne kohe pa shi, kur te jete thare vesa, ne oret e paradites dhe ate te pasdites per periudhen e Veres.  Nese vilet ne oret e nxehta, si rezultat i transpirimit te ujit, ato duken si te vyshkura. Ne ditet e Dimerit, eshte e rendesishme qe perimet te mos vilen kur frutat jane te ngrira, sepse pas shkrirjes, ato mund te demtohen lehte. Gjithashtu duhet te eleminohen vjeljet ne ditet me shi/bore, etj.

Te frutat e perimeve dallohen dy lloj pjekjesh: i) Pjekja teknike/konsumative dhe ii) Pjekja botanike. Me pjekje konsumative, kuptojme pjekjen e atyre frutave qe pavaresisht se pjekja e vertete akoma ska mbaruar, ato mund te vilen dhe te konsumohen.

Perimet frutore (domatja, speci, patllixhani, etj). Frutat e specit mund te vilen te gjelberta sapo ato te kene mbaruar procesin e rritjes se frutit dhe te konsumohen te gjelberta ashti sic jane. Ndersa speci per perpunim per salce/marinate, etj, duhet qe frutat te kene kaluar ne pjekjen e plote botanike. Ndersa frutat e patllixhanit nuk mund te vilen kurre ne pjekjen botanike, por ato do te vilen menjehere sapo te kete mbaruar rritja e frutave. Frutat e domates per konsum te fresket/sallate, duhet tevilen sapo te kete filluar skuqja e frutave, pra disi me perpara se pjekja botanike. Madje nese konsumimi i tyre do te behet per rreth 1-2 jave me pas (sic eshte rasti per eksportit) ato duhet te vilen vetem ne ate periudhe kur frutat ne majen e tyre te kene filluar ndryshimin e ngjyres nga jeshile ne roze te hapur. Vjeljet per salce duhet te behen ne pjekjen e plote botanike. 

Frutat e perimeve frutrrenjore (karrotat, repkat, rilkat, etj), sic dihet jane bime dyvjecare. Vitin e pare ato formojne frutrrenjorin dhe vitin e dyte japin frutin e vertete, faren. Eshte e domosdoshme qe frutrrenjori, te vilet ne ate periudhe kur ato te kene mbaruar rritjen e tyre dhe para se ato te drunjezohen. Madje periudha me e mire eshte kur frutave t’ju ripet lehte lekura. Eshte e keshillueshme qe vjelja/shkulja e tyre te behet ne dite pa shi. Ato duhet te lihen per pak minuta mbi siperfaqen e tokes me qellim qe dherat te bien lehte dhe me pas te futen neper arka.

Perimet gjethore/bulbore (sallata, spinaqi, lakra, lulelakra, preshi, qepa etj,), duhet te vilen kur ato te kene mbaruar rritjen intensive ne perputhje me tiparet e varietetit. Per sallaten, spinaqin dhe perimet bulbore, keshillohet qe ato te shkulen me gjithe rrenje, sepse keshtu ato e ruajne freskine per nje periudhe me te gjate. Ndersa lakra dhe lulelakra, keshillohet te vilen me 2-3 gjethe me qellim qe frutat te ruajne me mire freskine e tyre. Ato duhet te vilen ne kohe pa reshje dhe menjehere pas shkuljes duhet te futen ne arka per tu derguar ne piken e grumbullimit/seleksionimit (skema).

Perimet e bostanoreve (pjepri, shalqini, trangulli, kungulli, etj), vilen ne varesi te species. Keshtu pjepri duhet te vilet sapo ngjyra e tyre te kete kaluar nga ajo e gjelbert ne ate lehtesisht te verdhe. Ndersa pjepri dimerak, duhet te vilen kur ato te jene zverdhur plotesisht. Te vjelja e shalqinit nuk mund te pritet ndonje ndryshim ngjyre. Frutat e tij dallohen te pjekura vetem ne saj te nje eksperience te vjelesit. Shenja tipike eshte tharja e lozes, hollimi dhe zhdukja e qimeve perreth bishtit dhe ne pergjithesi fruta merr nje pamje karakteristike qe e dallon nga ajo e papjekura. Ndersa frutat e trangullit duhet te vilen pas mbarimit te rritjes se tyre, pa kaluar ne pjekjen botanike. E njejta gje eshte edhe per frutat e kungullit te gjelles. Ndersa frutat e kungullit dimerak, ato duhe te vilen kur ato te kene arritur ne pjekjen botanike.

Vjelja e Frutave per kushtet e vendit tone ato behet duke filluar nga fundi i Pranveres dhe vazhdon deri ne Vjeshten e vone. Teper e rendesishme eshte vjelja e tyre me dore. Qellimi eshte qe frutat gjate vjeljes te mos demtohen. Madje kujdesi per tu mos u demtuar duhe te shkoje deri atje, sa qe shportat apo arkat, duhe te jene te veshura nga mbrenda me pelhure/stof, me qellim qe frutat te ruhen sa me mire. Pas vjeljes, ato nuk duhet te hidhen me force neper arka apo te grumbullohen ne grumbuj dhe pastaj te hidhen neper arka, etj. Ato duhe te vendosen direkt ne arka/kosha menjehere pas vjeljes dhe po ashtu duhet te shkojne ne piken e grumbullimit. Duhet te eleminohet vjelja ne dite me shi dhe periudhen me vese. Duhe te eleminohen vjeljet ne oret e nxehta te dites. Gjithashtu edhe per frutat, duhet patur parasysh pjekuria e frutit te vjele. Frutat e molleve duhet te vilen kur ato te kene marre madhesine dhe ngjyren karakteristike te varietetit. Frutat e dardhes duhe te vilen sapo te kete filluar ndryshimi i ngjyres. Fruta e pjeshkes, kumbulles, zerdelise, kajsise, etj, duhe te vilen sapo ato te kene marre ngjyren e plote karakteristike, me kusht qe te mos kalojne ne tejpjekje sepse qullosen per pak ore pas vjeljes. Arrat, lajthiat, bajamet, geshtenjat, etj, duhe te vilen ne pjekjen e plote.

Ambalazhimi Menjehere ne Vendin e Ajeljes

Menjehere pas vjeljes, frutat e perimeve dhe atyre te pemeve frutore, duhet te vendosen neper arka druri/plastike apo kosha prej thupre dhe te dergohen ne piken e grumbullimit/seleksionimit. Mbushja e tyre duhe te behet me kujdes me dore dhe pa i ngjeshur. Arkat/koshat duhe te vendosen te ngarkohen mire ne mjetet e transportit (te sistemuar mire) dhe te dergohen ne piken e grumbullimit. Kujdes! Mjeti nuk duhet te tejngarkohet sepse mund te shkaktohen demtime gjate transportit te tyre. Shkarkimi duhet te behet po me arka/kosha sic jane, pa i derdhur, por duke i sistemuar ne dysheme, me qellim qe ato te mos demtohen.

Zgjedhja/Seleksionimi/Ambalazhimi

Ne piken e grumbullimit duhet te ndertohen sfonde/tavolina pune te atilla, qe te lejojne shkarkimin e mallit nga arkat/koshat dhe te krijohet mundesia e pastimit/seleksionit, etj. Shkarkimi duhet te behet arke pas arke (kosh pas koshi), dhe vetem pasi te jete mbaruar malli i koshit/arkes parardhes. Gjate procesit te perpunimit ne piken grumbullimit, malli i vjelur i nenshtrohet ketyre proceseve (skema): 1 – Pastrimi. Konsiston ne heqjen e materialeve te tjera te rastit si; gjethe, kercej, etj. Njekohesisht largohen frutat e demtuara fizikisht, ato te semurat nga semundjet apo demtuesit, etj. Largohen frutat jashte standartit; 2 – Larja. Konsiston ne larjen e perimeve kryesisht ato gjethore e frutrrenjore, si spinaq, qepa, sallata, karrota, etj, pervec lakres dhe lulelakres. Larja behet me uje te paster (te pijshem) dhe te rrjedheshem. 3 – Tharja. Konsiston ne kullimin e ujrave qe kane ngelur neper gjethe/frutrrenjore qe i jane nenshtruar procesit te larjes. Keto duhe te qendrojne per nje periudhe kohore aq sa neper mallin e lare, te mos ngelet uje qe te kulloje. 4 - Seleksionimi sipas klasave, madhesive, ngjyres, peshes, etj.  Konsiston ne klasifikimin e mallit sipas parametrave te mesiperm dhe vendosja direkt ne ambalazhin, i cili eshte i destinuar per treg. Ne kete pike duhe te behet nje pune e kujdeseshme me qellim qe malli i pergatitur, te siguroje parametrat optimale te tregetimit/reklamimit dhe te terheqjes se konsumatoreve. 5 – Ambalazhimi, Standartizimi dhe Etiketimi. Konsiston ne peshimin e mallrave/ambalazheve ne vlera standarte sipas kerkesave te tregut. Pasi behet standartizimi ne anen me te dukshme te ambalazhit, duhe te vendoset etiketa. Etiketa duhet te kete emerin e mallit/varietetit, prodhuesit, peshen, cilesine, etje.

Peshimi/ngarkimi dhe Transporti per ne Tregun me Pakice/Shumice

 

Malli i ambalazhuar, standartizuar dhe i etiketuar, sipas kerkesave te porositesit, peshohet dhe ngarkohet ne mjetet e transportit. Ngarkimi duhe te behet i atille qe ambalazhi te sistemohet mire ne mjet dhe pa e ngarkuar mbi kapacitetin mbajtes. Qellimi eshte qe malli te mos demtohet. Mjeti me mallin e ngarkuar i dergohet/shoqerohet porositesit dhe i dorezohet kundrejt sasise/vleres se negociuar me pare.

 

Shkarko pdf