Pemetari e pergjithshme

Pemët frutore përbëhen nga organet vegjetative (rrënja, trupi, gjethet) dhe në organe të riprodhimit (lulja, fruti). Lidhur me vendosjen e organeve ndaj sipërfaqes së tokës, dallojmë: sistemin nëntokësor që përfshin të gjitha kategoritë e rrënjëve dhe sistemin mbitokësor, që përfshin të gjitha organet e tjera. Kufiri që ndan sistemin nëntokësor me sistemin mbitokësor, quhet qafa e rrënjës. Qafa e rrënjës është e vërtetë atëherë kur pema ka ardhur nga zhvillimi i një fare, dhe e rreme. kur pemët janë formuar nga zhvillimi i pjesëve të veçanta vegjetative të pemëve, si copa degësh, këmbëza, sytha etj.

Shkarko pdf